Lajme

Sveçla: Lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternative

Sot gjatë ditës, Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë kapur mbi 6 tonë mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Këto 4 raste të tentimit destinacion kishin regjionin e Mitrovicës.

“Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Ministri I Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka shtuar se lufta ndaj ilegaliteve që cenojnë jetën e qytetarëve nuk ka alternativë.

“Lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë. Dita e sotme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij”, ka shkruar Sveçla.

Po ashtu është bërë e ditur se automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtësve./Shqip.com

Lexo edhe:
Sekuestrohen 615 litra vaj me origjinë nga Serbia