Lajme

Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara nga Serbia

Kontrabanda me mallra

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë kapur mbi 6 tonë mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Këto 4 raste të tentimit destinacion kishin regjionin e Mitrovicës.

“Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

• Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

• Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.

• Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.

• Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse./SHQIP.com