Lajme

Sekuestrohen 615 litra vaj me origjinë nga Serbia

Dogana e Kosovës ka informuar se njësitet e Antikontrabandës në kuadër të një plani operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe një rast lidhur me kontrabandë

‘Është arritur që të sekuestrohen 615 litra vaj që prejardhjen e kanë nga Serbia.

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë (5), respektivisht edhe një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara.Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu është bërë e ditur se automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtësve.

Sot gjatë ditës, Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë kapur mbi 6 tonë mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Këto 4 raste të tentimit destinacion kishin regjionin e Mitrovicës./Shqip.com