Lajme

Sveçla: 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit, bëhet fjalë për shumë raste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë Sveçla ka folur për rastin e 11-të vjeçares.

Sipas Sveçlës 11-të vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit.

“Nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare. Sa më shpejt që është e mundur, të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendra për punë sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë” ka thënë Sveçla.

Po ashtu Sveçla është shprehur se të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur, e pastaj për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, e që fatkeqësisht të gjithë ende nuk janë arrestuar.

Lexo edhe:
Prokuroria: Identifikimi i gjashtë të dyshuarave për rastin e 11 vjeçares është bërë përmes telefonit të viktimës

“Pres që Policia nën direktivat e Prokurorit, të angazhohet dhe të zbulohet e vërteta”, tha Sveçla.

Ai ka thënë se të gjitha institucionet e Kosovës janë duke bërë punë të vazhdushme lidhur me këtë rast.

Sveçla ka shtuar po ashtu se të gjithë hetusit policor të cilët janë të përfshirë në këtë rast duhet të thirren për tu marrë në pytje.

“Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës i kam bërë drejtpërdrejtë në mënyrë që të gjithë të përfshirit në këtë rast të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohen drejtë mbi atë se çfarë ka ndodhë” ka thënë Sveçla.

Lexo edhe:
Protestë para Qeverisë për rastin e 11-vjeçares

Sot gjatë ditës në Prishtinë është organizuar protesta e rradhës ku është kërkuar edhe shkarkimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themleore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë lidhur me këtë rast.

Sipas Prokurorisë, 11 vjeçarja me 21 qershor është raportuar si person i zhdukur.

Gjithashtu në këtë konfercë është bërë e ditur se identiteti i gjashtë të dyshuarave është zbuluar nga ana e telefonit të dëmtuarës.

Lexo edhe:
KGjK : Rasti i 11 vjeçares nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Alban Zogaj gjatë një konferencë për media ka thënë se rasti i 11 vjeçares asnjëherë nuk ka qenë në gjykatë./Shqip.com