Art Jetese

Supë me mish të gjelit të detit

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri
3 thelpi hudhra
½ lugë gjelle trumzë e tharë
200 gram kërpudha
250 gram mish gjel deti (në copa të vogla)
1 qepë e prerë në rrathë
3 karrota
2 dege selino
6 filxhane leng mishi
1 lugë gjelle miell
1 degë rozmarinë
1 tufë majdanoz.
1 filxhan me oriz
2 filxhanë qumësht
Kripë, piper të zi.

Përgatitja

Në një tenxhere me vaj skuqni hudhrat, shtoni kërpudhat, qepën, karotën, selinonë dhe trumzën.

I përzieni mirë dhe i lini në zjarr për 3-4 minuta, dhe i shtoni edhe miellin.

Pas 1 minute shtoni lëngun e mishit dhe e lini supën të ziejë.

Sapo të marrë valë i shtoni orizin.

Pas 5 minutash i shtoni mishin e gjelit të detit dhe qumështin. Pas 5 minutave shtoni kripë, piper dhe rozmarinën e grimcuar.

E lini supën në zjarr të ngadaltë për 20 minutat e ardhshme.

Në fund shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz të copëtuar sipër.

/Shqip.com