Rozë

Cili është tatuazhi i parë i Dua Lipës, lidhet me vendlindjen

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, shpeshherë ka folur për dashurinë që ka për Kosovën.

Duke folur për tatuazhet, Lipa ka treguar se tatuazhi i saj i parë i kushtohet vendit nga edhe ka ardhur.

“Sunny Hill”, është tatuazhi që Lipa e kishte bërë në vitin 2015, kur ishte 19 vjeçare.

“Sunny Hill” është përkthimi në anglisht i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë”, u shpreh ajo në videon e publikuar në rrjetin social Tëitter.

“Sunny Hill” është edhe njëri nga festivalet më të mëdha në Kosovë, në të cilin bashkohen shumë artistë ndërkombëtar.

Ky festival drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

SunnyHill, pritet të mbahet edhe këtë vit në Prishtinë.