Rozë

Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA

Modelja shqiptare,  Xhesika Berberi, e cila jeton në SHBA është zgjuar e tronditur mëngjesin e djeshëm.

Kjo pasi një person i armatosur ka hyrë në ndërtesën ku ajo jeton.

Në një video të publikuar në Instagram, modelja tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës.

Ajo ka treguar se gjatë asaj kohë ka pasur edhe helikopterë dhe forca policore për të neutralizuar situatën.

“Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme,” tha ajo.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa.

/Shqip.com