Lajme Botë

Sulmi në Kabul, Biden – ISIS: Do ta paguani

Presidenti amerikan, Joe Biden

“Ne nuk harrojmë. Ne nuk do të harrojmë, do të ju ndjekim e do të ju detyrojmë të paguani”.

Ky ka qenë mesazhi i presidentit amerikan, Joe Biden, pas sulmeve në Kabul ku të paktën 12 pjesëtarë të shërbimit amerikanë dhe civilë mbeten të vrarë.

Sulmi është kryer nga organizata terroriste ISIS, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Lexo edhe:
Dy shpërthime në Kabul, ka të vrarë pjesëtarë të shërbimit amerikanë

Gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, Biden paralajmëroi autorët e sulmeve.

“Do të mbroj interesat tonë dhe të popullit tonë me çdo masë që mundem”, ka thënë ai në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë. “Do të përgjigjemi me forcë e saktësi, në një kohë e vend që ne e zgjedhim”, ka thënë ai, raporton BBC.

Pos të vrarë nga sulmi ka edhe të plagosur, teksa evakuimi po vazhdon.

31 gushti është data e fundit ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar largimin e tërësishëm nga Afganistani. /Shqip.com