Lajme Botë

Dy shpërthime në Kabul, ka të vrarë pjesëtarë të shërbimit amerikanë

Kabul

Të paktën 12 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë raportohen të jenë vrarë në Kabul, të enjten.

Kështu po raportojnë mediat ndërkombëtare, teksa ishte paralajmëruar rreziku nga sulmet eventuale.

Kjo lidhet me 31 gushtin, datë ku shënon fundin e largimit të tërësishëm të forcave amerikane nga Afganistani.

Pushtetin tashmë e kanë marrë grupi militant, talebanët.

Ne mund të konfirmojmë se një numër i anëtarëve të shërbimit amerikan u vranë në sulmin e sotëm kompleks në aeroportin e Kabulit”, ka thënë Sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby.

Një zëdhënës i talebanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se deri në 20 persona u vranë dhe 52 u plagosën. /Shqip.com