Rozë

Sulmi ndaj Berishës, Armina Mevlani flet për herë të parë

Nusja e djalit të Sali Berishës ka reaguar për herë të parë për sulmin që kishte ai në protestën e 6 dhjetorit.

Ajo ka thënë se gjithçka që ndodhi ishte e organizuar dhe si familje janë të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e tij.

“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë. Shkon përtej politikës. Kushdo politikan të ishte do m’vinte keq. Duke goditur atë goditën të gjithë njerëzit që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë dhe shëndetin e tij dhe është një tjetër lloj përjetimi prandaj dhe nuk kam shkruar.

Nuk i pëlqej pjesët që flasin për ndjesi personale në rrjete sociale dhe nuk e kam bërë kurrë këtë gjë. Prandaj nuk kam reaguar se nuk dua ti shpreh ndjesitë emocionale personale në rrjete sociale. Ndërsa si një qytetare e thjeshtë do isha prekur për çdokujt që mund t’i ndodhte dhe ajo që më prek është se jam e bindur qe ka qenë diçka e organizuar“, është shprehur Armina në Goca dhe Gra.

Ndryshe, qytetari që goditi Berishën, u sulmua edhe nga protestuesit e tjerë në protestë.

/Shqip.com