Rozë

Stresi për reperët shqiptar: Krejt ndryshe flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur me nofkën artistike si Stresi shpesh merr vëmendje me postimet në rrjetet sociale.

Jo rrallë kritikon çështjet aktuale në vend, madje edhe ato të politikës, ku ditë më parë u shpreh i gatshëm ta mbrojë Kosovën pas situatës së tensionuar në veri.

Teksa dje ai mori pjesë në protestën që u mbajt për shkak të tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku humbi jetën një 7 vjeçare e cila u godit me gomone nga polici Arjan Tase.

Ndërkohë së fundmi, ai ka bërë një sqarim për kolegët e zhanrit të tij duke thënë se ndryshe është në këngë e ndryshe është çfarë flasin në realitet.

Tutje, artisti i ka thënë që t’i lënë kunjat nëpër këngë se nuk ka kush që t’iu vijë nga mbrapa.

“Po ju sqaroj diçka të dashur repera, të gjithë e dimë që është krejt ndryshe çka flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet. Lini kunjat nëpër këngë, se ju të hani m… pa ra në tokë ju e kush ju vjen mbrapa meshkuj”, tha më tej 35-vjeçari.

I njëjti ditë më parë iu drejtua me një video reperit Kleviol Ahmeti – Cllevio, gjersa tha që nuk janë më miq./Shqip.com