Rozë

Stresi nervozohet dhe e shkelmon derën, do që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Stresi është një nga personazhet më të përfolur në Big Brother VIP Kosova.

Ai sonte gjatë lojës është nervozuar me Julianen, ku edhe ka kërkuar që të hapet dera e rrëfimit.

Stresi në një moment edhe shkelmon derën pasi ajo nuk hapet dhe modelja mundohet që ta qetësojë.

“Qetësohu a po shkon në banjo edhe unë po largojë prangën, vetëm mos u nervozo”, i thotë ajo.

Ky i fundit thotë se është duke dashur që të largohet.

/Shqip.com