Art Jetese

Stresi në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës

Të qenit i stresuar, nervoz ose i rraskapitur në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës, sugjeron një studim.

Kjo mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së trurit deri në 24 për qind.

Një ekip nga Universiteti i Helsinkit ndoqi 68,000 njerëz deri në 45 vjet, duke u kërkuar pjesëmarrësve të plotësonin pyetësorët rreth simptomave psikologjike.

Analiza zbuloi se ata që thanë se “shpesh” vuanin nga stresi, depresioni, nervozizmi ose rraskapitja, qysh në moshën 45-vjeçare – kishin një rrezik 17 deri në 24 për qind më të lartë të demencës.

Ekipi tha se arsyeja e lidhjes mbetet e paqartë, por se është e rëndësishme të kuptohen faktorët e rrezikut për sëmundjen.

Në këtë studim, simptomat e shqetësimit psikologjik u shoqëruan ndjeshëm me rritjen e rrezikut të demencës nga të gjitha shkaqet.

Ata shtuan se lidhja midis depresionit me demencën u zbulua ndjeshëm vetëm te meshkujt.

“Kjo mund të tregojë se në mesin e meshkujve që raportojnë simptoma depresive “shpesh”, shkalla e simptomave mund të jetë më e rëndë dhe në këtë mënyrë lidhet më fort me një rrezik në rritje të demencës”, shkruan ata.

Një studim i fundit zbuloi se vetëm gjashtë minuta ushtrime me intensitet të lartë në ditë mund të ndihmojnë për të shmangur Alzheimerin.

/Shqip.com