Sport Shqiptar

Steven Gerrard mund të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Polonisë  

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka gjasa të mëdha që të jetë trajneri i ri i Përfaqësueses së Polonisë, ka raportuar “The Sun” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Gerrard është në negociata me Federatën e Futbollit të Polonisë dhe marrëveshja mund të arrihet brenda këtij muaji.

Ish-mesfushori anglez po shihet si trajneri adekuat për ta udhëhequr Poloninë në ciklin kualifikues për “Euro 2024”.

Polonia prej muajit të shkuar është pa trajner, pasi Czeslaw Michniewicz u shkarkua pas Kupës së Botës “Katari 2022”, turne në të cilin u eliminua në 1/8 e finales.

Gerrard aktualisht është i papunë pasi muaj më parë u largua nga Aston Villa. Ai si trajner ka punuar edhe te Glasgowi i Skocisë dhe është gati për të qenë në krye të Polonisë.

/Shqip.com