Lajme

Specat 4.49 centë, dardhat 2.19 centë – ngrihen çmimet e perimeve dhe pemëve

Specat

Pos produkteve si buka, vaji, qumështi, djathi, kafja dhe sheqeri – popullata në Kosovë po furnizohet me çmime të larta edhe të perimeve dhe pemëve.

Shqip.com sot ka qëndruar në disa markete të Prishtinës për të parë se sa është çmimi i këtyre produkteve.

Në bazë të fotove të siguruara nga Shqip.com, kilogrami i specave të kuq në treg momentalisht është 3.49 euro, por në disa markete të tjera specat kushtojnë 4.49 euro, një euro më shtrenjtë.

Çmim të madh ka edhe produkti i qepës së re, kilogrami kushton 2.49 euro.

Çmimi i mollave në treg aktualisht është 1.29 euro. Portokalli në tregun kosovar është 0.99 euro. Çmimi i dardhave është 2.19 euro. Po ashtu çmimi i ftoit është 1.49 euro ndërsa ai i mandarinave momentalisht është 1.59 euro.

Çmim të rritur kemi edhe te produkti i shegës e cila kushton 1.99 euro kilogrami.

Sot gjatë ditës, ASK-ja ka bërë publike një listë me çmimet e produkteve esenciale nga 28 marsi deri më 3 prill.

Këtu mund t’i shihni çmimet e pemëve dhe perimeve më 4 prill./Shqip.com