Lajme

ASK publikon çmimet e produkteve esenciale në tregun kosovar

Ilustrim

Çmimet e  produkteve esenciale në tregun kosovar çdo ditë e më shumë po ndryshojnë.

Në shumicën e rasteve çmimet po vazhdojnë të rriten.

Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes një raporti të publikuar gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur çmimet e produkteve esenciale në tregun vendor.

Çmimet janë llogaritur nga data 28 e muajit të kaluar e deri me 3 prill.

Në bazë të çmimeve të publikuara, ka disa artikuj që kanë shënuar zbritje.

Po ashtu ndryshime në çmimin e produkteve ushqimore ka pasur edhe gjatë muajit shtator.

Lidhur me këto ndryshime në çmimin e produkteve, Ibish Asllani- Shef i Divizionit të Statistikave të Kosovës ishte shprehur se ngritje më të lartë janë vërejtur te produktet si vajrat dhe yndyrat ku rritja e tyre është bërë në 28.2 përqind.

“Në muajin shtator çmimet e konsumit krahasuar me muajin gusht ka pasur një ngritje të çmimeve të butë për 0.1% dhe këto ngritje kanë qenë te mishi për 0.8%, qumështi, djathi dhe vezët ka qenë për 0.6% , ujit, pijes për 0.5%. mirëpo ka pasur rënie të çmimeve tek pemët -4.7%” ishte shprehur Asllani.

Këtu mund ti shihni çmimet e produkteve esenciale të publikuara nga ASK-ja.