Lajme

Sot protestohet në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë në mbështetje të 11-vjeçares së dhunuar

Protesta

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të mërkurën në ora 12 organizon protestë kundër dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Protesta do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, me qëllim që të kërkohet drejtësi dhe dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Prishtinë

Protestë do të mbahet edhe në Tiranë dhe Shkup.

Shkup

Në bazë të njoftimeve, protesta në Shkup do të filloj në orën 17:00 në sheshin “Skenderbeu”.

Tiranë

Ndërsa, në Tiranë do të organizohet në  sheshin “Nënë Tereza” dhe nis në orën 18:30./SHQIP.com