Rozë

Sot ditë e veçantë për Majk

Reperi, Majk
Reperi, Majk

Reperi i njohur nga Kosova, Majk sot feston ditëlindjen e tij të 31-të.

Lajmi u bë i ditur nga vet përmes postimeve në Instastory që ka ndarë me urimet nga miqtë e tij.

Ajo që e bënë më të veçantë është urimi nga djali i tij, Roan, i cili është nga lidhja që kishte me modelen, Majlinda Zeka. Kjo lidhje tashmë ka përfunduar dhe dyshja mbajnë raporte miqësore për shkak të djalit të tyre.


Në anën tjetër, Majk së fundmi është përfolur për një lidhje dashurie më një vajzë misterioze, por që emri nuk iu zbulua.

Ata janë parë shumë shpesh në ambiente të ndryshme në shoqëri të njëri-tjetrit, por deri më tani asnjë nuk është e konfirmuar.


Ndryshe edhe është vit, Majk solli disa projekte të suksesshme muzikore, teksa po vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore. Projekti tij i fundit është bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj dhe Getoar Selimin “Mëkati Jem”./SHQIP.com