Skandali trondit Portugalinë/ Bashkëshortja e Diogo Jota në lidhje intime me sulmuesin e kombëtares?
Publikuar:
(14.09.2025 14:52:13)
Rute Cardoso duket se po jeton një romancë të re. Bëhet fjalë për ish-bashkëshorten e Diogo Jotës, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 3 korrik në një aksident automobilistik me të vëllain.
Romanca e re e Rutes, përflitet të jetë Ruben Neves, një nga shokët më të ngushtë të Diogo Jotës.
Kështu konfirmon dhe revizta portugeze “TV Giua”, e cila ka siguruar pamje që flasin për një romancë.
Mesfushori i Al Hilal dhe ish-partnerja e Diogo Jotës, janë fotografuar së bashku duke u përqafuar me njëri-tjetrin. “Ruben Neves dhe Rute të bashkuar pas vdekjes”, lexohet në faqen e parë të “TV Guia”.
/Shqip.com