Teknologji Shkencë

Situatë ekstreme në Antarktidë, shkrirja e akullit godet rekordin e ri

Zona e akullt në Antarktidë është në një gjendje që nuk ka qenë kurrë më parë.

Sipas shkencëtarëve, shkrirja e akullit ka filluar edhe përpara verës së këtij viti.

Në këtë shkrirje ka ndikim edhe kriza klimatike. Akulli i detit në Antarktik ndryshon nga viti në vit duke e bërë paksa të vështirë që të shihet saktë efekti i ngrohjes globale.

Megjithatë, humbjet e mëdha të akullit detare në gjashtë vitet e fundit tregojnë se ka një rekord të nivelit të nxehtësisë në oqean dhe këto ndryshime nënkuptojnë se efektet e krizës së klimës tanimë janë në pah.

Vlen të theksohet se edhe në vitin 2014 shkencëtarët kishin pretenduar se për shkak të ndryshimeve klimatike, akullnajat gjigante të Antarktidës Perëndimore do të shembeshin (WAIS).

Studiuesit paralajmëruan se humbja gjithnjë e më e madhe e akullit detar i ekspozon akullnajat duke ndikuar në përshpejtimin e procesit të shpërbërjes së akullit, The Guardian.

Një studim i kohëve të fundit vlerësoi se WAIS do të zhytet gradualisht në kolaps e kështu duke u rritur edhe niveli i detit.

“Nuk kam parë kurrë më parë një situatë të tillë ekstreme pa akull,” tha Prof. Karsten Gohl, nga Qendra Helmholtz për Kërkimin Polar dhe Detar në Institutin Alfred Wegener, Gjermani dhe i cili vizitoi së pari rajonin në 1994.

Gohl, në bordin e anijes kërkimore Polarstern në Antarktidë, tha: «Rafti kontinental, një zonë sa Gjermania, tani është krejtësisht pa akull. Është shqetësuese të shqyrtohet se sa shpejt ka ndodhur ky ndryshim.”

“Rënia e shpejtë e akullit të detit gjatë gjashtë viteve të fundit është mjaft e jashtëzakonshme, pasi mbulesa e akullit zor se ndryshoi fare në 35 vjetët e mëparshëm”, tha Prof. Kristian Haas, gjithashtu në Qendrën Helmholtz

Shkencëtarët në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit në SHBA kanë thënë gjithashtu se është vendosur një rekord i ri. Ata thanë se shtrirja e akullit në Antarktidë ra në 1.91 metra katrorë më 13 shkurt, nën rekordin e mëparshëm të vendosur më 25 shkurt 2022.

Kurse, shkencëtarët gjermanë thanë se “shkrirja intensive” mund të jetë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta të ajrit në perëndim dhe lindje të gadishullit Antarktik, që ishin rreth 1.5C mbi mesataren afatgjatë.

Sipas të dhënave, anija kërkimore belge e quajtur “Belgica” u bllokua për një vit për shkak të akullit masiv në verën e Antarktidës rreth 125 vite më parë. Por, në të njëjtin rajon, anija “Polarsten” është duke lundruar që tashmë është një zonë pa akull.

Prof Carlos Moffat, në Universitetin e Delaware, SHBA, dhe kohët e fundit u kthye nga një udhëtim kërkimor në Oqeanin Jugor, tha për Inside Climate News

“Ndryshimi i jashtëzakonshëm që kemi parë këtë vit është dramatik. Edhe si dikush që i ka parë këto sisteme që ndryshojnë për disa dekada, më ka zënë në befasi ajo që pashë”.

/Shqip.com