Lajme

Sindikata kërkon nga Komisioni ndaljen e “parregullsive dhe keqpërdorimeve” në AAC

Sindikata e Autoritetit të Aviacionit Civil Komisioni për Mjedis, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të AAC-së.

Kryetari i Shoqatës së AAC-së Arianit Dobroshi ka thënë se ky autoritet ka shumë parregullsi dhe keqpërdorime si dhe rrezikon aviacionin civil.

“Është një takim që ka ardhë pas shumë kohe. Ishte një takim jo i lehtë për neve për shkak që AAC siç e kemi shpreh përmes shkresave tona ka shumë parregullsi, keqpërdorime dhe rrezik të aviacionit civil, pra të gjitha këto i kemi përmend komisionit. Ata na kanë premtuar se do na ndihmojnë në këtë drejtim. Nuk kanë pas diçka konkrete për ndonjë veprim të caktuar por mbetët të shihet dhe besoj se edhe atyre iu duhet një konsultim i brendshëm”, ka thënë njëri nga anëtarët e kësaj sindikate për media.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të aktivizojnë pikën 4 të nenin 20 të ligjit për Aviacionit Civil që parasheh hapat kur duhet të shkarkohet drejtori i këtij institucioni.

Sipas tyre, Ejupi me marrjen e mandatit në qershor të 2020 ka filluar ndëshkime të stafit të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe atë duke përfshirë vetëm stafin e anëtarësuar në Sindikatën e Punëtorëve të AAC-së ndërsa ka favorizuar të tjerët, jo anëtarë të sindikatës.

Ndryshe, tre nga anëtarët e bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil kanë kërkuar shkarkim e drejtorit të përgjithshëm të këtij autoriteti.

Një gjë e tillë është mohuar nga vet drejtori, Bujar Ejupi për SHQIP.com, i cili ka thënë se për një vendim të tillë nuk është informuar.

Lexo edhe:
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil mohon që është kërkuar shkarkimi i tij

“E kam dëgjuar lajmin e kam telefonuar edhe kryesuesin e Bordit për shkak se unë nuk kam njohuri për një vendim të tillë. Vetë kryesuesi ma konfirmojë se as ai nuk ka njohur për një gjë të tillë, nuk ka ardh një vendim. Ose është rrenë ose nuk po e di çka mundet më qenë”.

Ai tha se nuk ka kontaktuar me asnjërin nga këta anëtarë.

“Është kryesuesi i Bordit për këtë gjë dhe personalisht nuk kontaktojë me asnjërin nga ta për shkak të profesionalizmit”.

Ejupi ka thënë se është duke pritur vendimin nëse veç ka një të tillë.

Ndryshe tre nga anëtarët e AAC- së, kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit, të këtij autoriteti, Bujar Ejupi.

Këtë letër ata ia kanë drejtuar Qeverisë, Kuvendit si dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), me pretendimet për një mori shkeljesh, përfshirë pamundësimin e mbikëqyrjes së AAC-së nga ky bord.

Lexo edhe:
Kryesuesi i Bordit të AAC- së: Asnjëherë nuk është kërkuar mbledhje për shkarkimin e drejtorit, vendimin e kanë marrë vet tre anëtarët

Një lajm i tillë është bërë i dituar edhe nga Sindikata e këtij autoriteti./Shqip.com