Lajme

Kryesuesi i Bordit të AAC- së: Asnjëherë nuk është kërkuar mbledhje për shkarkimin e drejtorit, vendimin e kanë marrë vet tre anëtarët

Autoritetit të Aviacionit Civil

Tre nga anëtarët e bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil kanë kërkuar shkarkim e drejtorit të përgjithshëm të këtij autoriteti, Bujar Ejupi.

Kryesuesi i këtij Bordi, Skënder Halili ka thënë për SHQIP.com se i ka shkruar letër kryeministrit, Albin Kurti, me arsyetimin se ky nuk është  vendim i Bordit.

“Nuk kemi marrë ndonjë letër për shkarkim, janë tre anëtarë të Bordit që kanë bërë në mënyrë të njëanshme pa mbledhje të Bordit. Kështu është situata unë i kamë shkruar letër edhe kryeministrit i kamë dhënë sqarim që nuk është kërkesë e Bordit”.

Ai tha se një mbledhje për shkarkim të drejtorit nuk është kërkuar asnjëherë.

“Pesë persona janë në Bord dhe për më u marrë një vendim i tillë duhet të paktën të re, por më mbledhje të rregullta. Një gjë e tillë nuk është mbajte kështu që asnjëherë nuk është kërkua që më u mbajte kjo mbledhje për të kërkuar shkarkim të drejtorit.

Ndërsa, drejtori i këtij autoriteti Bujar Ejupi për SHQIP.com ka thënë se për një vendim të tillë nuk është informuar.

Lexo edhe:
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil mohon që është kërkuar shkarkimi i tij

“E kam dëgjuar lajmin e kam telefonuar edhe kryesuesin e Bordit për shkak se unë nuk kam njohuri për një vendim të tillë. Vetë kryesuesi ma konfirmoi se as ai nuk ka njohur për një gjë të tillë, nuk ka ardhë një vendim. Ose është rrenë ose nuk po e di çka mundet më qenë”.

A i tha se nuk ka kontaktuar me asnjërin nga këta anëtarë.

Ndryshe tre nga anëtarët e AAC- së, kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit, të këtij autoriteti, Bujar Ejupi.

Këtë letër ata ia kanë drejtuar Qeverisë, Kuvendit si dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), me pretendimet për një mori shkeljesh, përfshirë pamundësimin e mbikëqyrjes së AAC-së nga ky bord.

Një lajm i tillë është bërë i dituar edhe nga Sindikata e këtij autoriteti./SHQIP.com