Rozë

Sindi ‘sulmon keq’ Donaldin dhe Borën

Sindi dhe Donaldi dhe Bora

Bora dhe Donaldi janë bashkuar.

Në lidhje më këtë ka reaguar ish-konkurrentja e Perputhen, Sindi Loci.

Ajo ka “sulmuar keq” Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, teksa i ka dalë në krah Beatrix Ramosajt.

Sipas Sindit, Donaldi dhe Bora janë “lojtarët më të më të mëdhenj. Ajo është shprehur se gabimi i vetëm i Beatrixës ishte që u dashurua me pastërti dhe sinqeritet.

“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve! Po më vjen shumë çudi për ne si popull sa të çuditshëm jemi! E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj.

Ndërsa dy të tjerët i nxorët shenjtorët/viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e vet për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë! A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?! Hajde popull dele shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë, njerëzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë!

Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerëzit që ju pëlqejnë! Mos u ankoni as për Eurovizion, as për politikanë, as për figurat publike! Gënjeshtarët meritoni si popull se këto vlerësoni!”, ka shkruar Sindi.

Ndryshe, Donaldi tashmë është pajtuar edhe me shoqen e Borës, Semi Jaupaj./SHQIP.com