Rozë

Sindi e Përputhen thotë se e adhuron Putinin: Politikani më i zgjuar që ka parë bota

Sindi dhe Putini

Sindi, ish protagonistja e programit ‘Përputhen’ ka bërë një reagim befasues pas situatës në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Ndonëse nuk e përkrahë luftën ajo ka deklaruar që e e adhuron për zgjuarsinë diktatorin rus, Vladimir Putin.

Më pas, e ndikuar nga reagimet e ashpra ajo ka tentuar ka korrigjojë pjesërisht deklaratën e saj.

Ajo tha se sipas saj ai është treguar i zgjuar në disa situate.

“Ju lutem mos keqinterpretoni fjalët që unë them. Unë nuk e përkrah Putinin për asgjë që ai po bën me Ukrainën apo çdolloj krimi që ka marrë pjesë. Unë them kam një adhurim për zgjuarsinë që ai ka sepse sipas opinionit tim ai është treguar shumë i zgjuar në situata të ndryshme që do më duhej 3 story t’i thoja se e kam ndjekur goxha (jam e apasionuar mbas politikës). Dikush më shkruajti po ti përkrah Kosovën si thua Putini i zgjuar…Ku ishte Ukraina ku Kosova u sulmua?! Përkrahu Serbinë dhe Rusinë me trupa kundër shqiptarëve të Kosovës. Akoma s’e njeh pavarësinë e Kosovës kështu që mos të hyjmë në tema të thella se dalim nga kodra në breg me muhabet”, shprehet Sindi.