Art Jetese

Simptomat që tregojnë se mund të keni anemi

Anemia ndodh kur numri i qelizave të kuqe të shëndetshme të gjakut në trup është shumë i ulët. Qelizat e kuqe të gjakut mbartin oksigjen në të gjitha indet e trupit, kështu që një numër i ulët i qelizave të kuqe të gjakut tregon se sasia e oksigjenit në gjak është më e ulët sesa duhet.

Shumë nga simptomat e anemisë shkaktohen nga ulja e shpërndarjes së oksigjenit në indet dhe organet vitale të trupit. Anemia matet sipas sasisë së hemoglobinës,  proteina brenda qelizave të kuqe të gjakut që mbart oksigjenin nga mushkëritë në indet e trupit.

Njerëzit me anemi duken të zbehtë dhe shpesh mund të ankohen se janë të ftohtë.

Ata mund të përjetojnë: marrje mendsh, veçanërisht kur janë aktivë ose në këmbë, probleme në përqendrim ose lodhje, mungesë energjie, probleme me frymëmarrjen, rënie flokësh, kapsllëk si dhe zverdhje, shkruan Anabel.

Disa lloje të anemisë mund të shkaktojnë inflamacion të gjuhës, duke shkaktuar një gjuhë të lëmuar, me shkëlqim, të kuqe dhe shpesh të dhimbshme.

Nëse anemia është e rëndë, mund të ndodhë zbehja. Simptoma të tjera përfshijnë: thonjtë e brishtë, dhimbje gjoksi, gulçim.

Nivelet e oksigjenit në gjak mund të jenë aq të ulëta sa një person me anemi të rëndë mund të përjetojë sulm në zemër.

Njerëzit me shenja ose simptoma të anemisë duhet të kërkojnë kujdes mjekësor, veçanërisht nëse u bie të fikët ose kanë dhimbje gjoksi.