Art Jetese

Si ndikon marrëdhënia seksuale në ardhjen e fëmijës?

Ilustrim

Çiftet që përpiqen të bëhen prindër duhet të shmangin një seks “të shpejtë” dhe të fokusohen në kënaqësinë në dhomën e gjumit.

Ky është rezultati i një studimi të bërë së fundmi.

Sa më shumë ta shijojnë këtë proces, thonë ekspertët, aq më të mëdha janë shanset që partnerja të mbetet shtatzënë.

Eksperti Allan Pacey, profesor në Universitetin e Sheffield, tha se të pasurit një marrëdhënie seksuale të mirë, ndikon shumë.

Ky studim përforcon pikëpamjen se të pasurit një marrëdhënie seksuale të mirë mund të ndihmojë çiftet që përpiqen. Nuk ka të bëjë një marrëdhënie seksuale të shpejtë në ditën e muajit kur gruaja është në ovulacion. Ka prova në rritje që meshkujt prodhojnë mostra më të mira të spermës për t’u ngjizur kur janë më të eksituar“, thotë studimi.

Studimi, i botuar në revistën Reproductive Biology and Endocrinology, përfshiu 63 donatorë, të cilët furnizuan disa mostra sperme në një klinikë.

/Shqip.com