Rozë Ndërkombëtar

Si e ka pritur Rihanna arrestimin e ASAP Rocky

Arrestimi i ASAP

Rihanna thuhet se ka qenë e ‘stresuar’ që kur i dashuri i saj A$AP Rocky u arrestua në aeroportin e LAX të mërkurën.

Çifti po kthehej nga pushimet në Barbados kur Rocky u arrestua nën dyshimin për sulm me një armë vdekjeprurëse nëntorin e kaluar.

Reperi u lirua me kusht 550,000 dollarë, por festimet për ardhjen e ardhshme të foshnjës u anuluan.

The Sun raportoi se Rihanna ishte prezent gjatë arrestimit të Rocky-t dhe ajo ka ‘qarë pa pushim’ që nga incidenti.

Rihana me të dashurin, Asap Rocky

“Ajo është shumë shtatzënë dhe këto janë akuza shumë të rënda, është një skenar makthi për të,” tha një burim i brendshëm në media.

“Ishte menduar të bëhej një festë e bebes në LA të mërkurën mbrëma, por ata duhej ta anulonin”, shtoi media.

“Rihanna ishte shumë, shumë e mërzitur dhe e stresuar nga arrestimi i Rocky-t”, vazhdoi burimi i brendshëm. “Nuk është koha më e mirë që ajo të jetë në këtë gjendje emocionale.”

Sipas raportimeve, policia e kishte mbajtur nën vëzhgim yllin e hip-hop-it për muaj të tërë. /SHQIP.com