Sport Shqiptar

Shumë ndryshime në formacionin zyrtar të Shqipërisë – ndaj Andorës

Publikohen formacioni zyrtar i Shqipërisë

Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Andorës, që nis në ora 20:45.

Në këtë takim, selektori Edoardo Reja ka vendosur që të bëjë shumë ndryshime, shkruan Shqip.com.

Duke e marrë parasysh fakti që kjo është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, strategu italian ka inkuadruar në disa futbollistë që nuk kanë pasur minutazh të rregullt.

Mihaj, Hoxhallari, Dermaku janë disa nga lojtarët që së fundmi kishin mbetur në stol, ndërsa sonte do luajnë nga fillimi.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FORMACIONI FSHF 1930 FAF THOMAS STRAKOSHA KASTRIO7 DERMAKU ΕΝΕΑ MIHAJ ERJON HOXHALLARI ELSEID HYSAJ ODISE ROSHI QAZIM LAÇI YLBER RAMADANI ENDRI ÇEKICI MYRTO UZUNI TAULANT SEFERI FIFA WORLD CUP Qatar2022 SHQIPERIA"
Formacioni startues i Shqipërisë – ndaj Andorës

Për shkak të lëndimit, jashtë fushës së gjelbër mbetet mbrojtësi i Atalantës, Berat Xhimshiti.

Shqipëria është në vendin e tretë në Grupin I, me 15 pikë të grumbulluara, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërsa, Andora është dy pozita më poshtë, me vetëm pesë pikë./Shqip.com