Sport Shqiptar

“Shqiptaria te kërkon falje, nënë krenare atdhetare, për këtë vend ti djalë fale”, mesazhi i tifozëve të Bashkimit për gruan e moshuar që u keqtrajtua në Pejë

Javën e kaluar vendi ynë dhe jo vetëm është tronditur nga një rast i ndodhur në Pejë ku një infermiere e keqtrajtoi një grua të moshuar duke e goditur në qendrën e të moshuarve.

Tifozët e Bashkimit, “Arpagjikt” i kanë dal në mbështetje nënës së dëshmorit Taulant Nura derisa e kanë shpalosur një transparent në ndeshjen ndaj Trepçës, sfidë e cila i takoi xhiros së 13-të të Prince Caffes së Superligës së Kosovës në basketboll.

 “Shqiptaria te kërkon falje, nënë krenare, atdhetare, për këtë vend ti djalë fale”, shkruhej në transparent, përcjell Shqip.com.

Ndryshe, Trepça është kthyer te fitorja në këtë takim duke fituar me rezultatin e ngushtë, 87:85.

/Shqip.com