“Shqiponjat e pushtojnë kryeqytetin”
Publikuar:
(11.09.2022 19:17:06)

Ka mbaruar “drama” në kryqytet.
“Shqiponjat” triumfuan në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Peja është fituese e klasikes së basketbollit kosovar – pasi ka fituar ndaj Prishtinës – me rezultat 70-76.

Ky takim solli shumë emocione – por mysafirët festuan në fund.
Ekipi vendas e nisi takimin më mirë – duke e mbyllur çerekun e parë me epërsi prej dy pikësh 19-17, por mysafirët e përmbysën në të dytin – pasi semafori tregonte 30-40.
Prishtina dominoi në çerekun e tretë duk e mbyllur me tre pikë epërsi, ama pejanët e përmbysën përsëri rezultatin – për ta nisur kampionatin e ri – me këmbë të mbarë./Shqip.com