Lajme

Shqipëria feston 110-vjetorin e pavarësisë

Sot, Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë së saj të shpallur në vitin 1912.

Pavarësia e Shqipërisë cilësohet si rezultat i përpjekjeve shekullore për çlirimin e vendit nga shumë okupues duke përfshirë së fundi edhe Perandorinë Osmane.

28 nëntori nuk shënon vetëm pavarësinë e shpallur nga Ismail Qemaili në Vlorë, por edhe atë të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Krujë gjatë vitit 1443.

Kjo festë kombëtare shënon edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, e cila u ngritë si forcë guerile kundër regjimit serb në Kosovë në krye me legjendarin që lindi në po të njëjtën ditë, Adem Jasharin.

Kujtojmë se në nder të festës kombëtare, dje Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se 28 Nëntori mbanë në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive.

Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës

Dy kryekuvendarët shqiptarë mbajnë fjalimet e tyre në mbledhjen e përbashkët – SHQIP.com

Konjufca potencoi se Nëntori është i Shqipërisë po aq sa është edhe i Kosovës.

Ndërsa, kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla tha se kjo mbledhje shënon rikonfirmimin e thirrjes shpirtërore të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë.

Ajo potencoi se mënyra e të mënduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë në bazë të realitetit në të cilin ndodhen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më shpesh bashkë dhe jo vetëm në kremte.

Mbledhja e kuvendeve shqiptare, Kurti e Rama mbajnë fjalimet e tyre – SHQIP.com

Në këtë mbledhje, Kurti citoi edhe fjalë nga profesori dhe politologu Kosovar, Ukshin Hoti.

“Ai kërkoi nga politikanët shqiptarë që të kenë si prioritet kryesor pozitën  ndërkombëtare të Kosovës e të Shqipërisë dhe jo pozitën vetjake”, tha Kurti.

Kurse, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se nuk beson që shqiptarët janë mirë në raport me vetën e tyre.

/Shqip.com