Lajme

Shqipëri: Humbën jetën 4 qytetarë, sot shënohen 12 vite nga “21 Janari”

21 janari i vitit 2021 shënon një ditë tragjikë në Shqipëri, ku mbetën të vrarë katër qytetarë që protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestë e organizuar asokohe nga PS në opozitë.

Si sot 12 vite mbetën të vrarë me Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, teksa protestonin para kryeministrisë.

Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen, raportojnë mediat në Shqipëri.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E përgjatë këtyre viteve, familjarë, të afërm, si dhe politika bëjnë homazhe në Bulevard, duke vendosur lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit.

/Shqip.com