Kulturë

Shpërthimi vullkanik shkakton dëme ‘të pariparueshme’ për statujat 500-vjeçare

Statujat e lashta indigjene në ishullin e Pashkëve të Kilit janë djegur nga zjarri pas një shpërthimi vullkanik që filloi të hënën, sipas autoriteteve lokale.

Statujat e gdhendura në gur “Moai” u krijuan nga një fis vendas polinezian më shumë se 500 vjet më parë, raporton Artnews.

Përveç statujave ‘Moai’, më shumë se 247 milje katrorë tokë në ishull është rrafshuar gjithashtu si rezultat i shpërthimit të vullkanit Rano Raraku.

Ariki Tepano, drejtori i komunitetit indigjen Ma’u Henua, i cili menaxhon Parkun Natyror të mbrojtur Rapa Nui, në një deklaratë, përshkroi dëme “të pariparueshme” dhe paralajmëroi se “pasojat shkojnë përtej asaj që mund të shohin sytë”.

Vendi i Trashëgimisë Botërore të mbrojtur nga UNESCO, i vendosur në brigjet e Kilit, është ishulli më i largët në botë.

Statujat ‘Moai’, në veçanti, janë një tërheqje e madhe për turistët. Me 386 monumente të gdhendura nga bazalt i ngurtë, parku kombëtar i Ishullit të Pashkëve është aktualisht i mbyllur ndërsa konservatorët hetojnë zonën.

“Ekspozimi ndaj temperaturave të larta”, megjithatë, mund të ndikojë rëndë përbërjen e statujës, “e cila mund të krijojë thyerje të mëdha që ndikojnë në integritetin e Moait”, sipas CNM.

Detarët polinezianë mbërritën për herë të parë në Rapa Nui afërsisht 900 vjet më parë. Ndërsa nuk dihet shumë për ‘Moai’, studimet e fundit  sugjerojnë se statujat mund të lidhen me zbulimin e burimeve të ujërave të ëmbla nënujore nga kolonët.

Statujat masive, sipas legjendës, mbikëqyrin dhe mbrojnë komunitetin e ishullit.

/Shqip.com