Lajme Botë

Shpërthen vullkani në ishujt Galapagos

Ka shpërthyer vullkani më i lartë në arkipelagun Galapagos, duke lëshuar lavë dhe re hiri mbi Oqeanin Paqësor, konfirmoi Instituti Gjeofizik i Ekuadorit.

Reja e gazit dhe e hirit nga vullkani Vuk u ngjit në 3793 metra mbi nivelin e detit pas shpërthimit që filloi të mërkurën pak para mesnatës me orën lokale, shkruan dë.

Instituti Gjeofizik tha se shpërthimi i ri në ishullin Isabella, më i madhi në arkipelagun Galapagos, nuk përbënte rrezik për njerëzit apo speciet.

Megjithatë, ministria e mjedisit tha se tetë persona, duke përfshirë roje dhe shkencëtarë të parkut kombëtar, ishin evakuuar nga zona.

Ndërkaq, Këshilli i qeverisë ekuadoriane përgjegjës për Galapagos njoftoi se komiteti i urgjencës do të vazhdojë të monitorojë vullkanin për të parë se në cilin drejtim po rrjedh llava.