Rozë

Shpërthejnë të sharat mes Shqipes dhe Efit në emisionin “E diell”

Një debat i ashpër ka ndodhur sot gjatë emisionit “E diell” në rubrikën “n’Trotuar” të moderuar nga Edi Manushi.

Të ftuar në emision ishin Edi Manushi, Ervin Kurti, Alesia Bami, Bledi Mane, Erjola Doçi, Shqipe Hysenaj, Gerta Cici, Mikela Pupa, Graciano Tagani, Atalanta Kërcyku, Efi Përputhen dhe Elton Muçaj.

Një vëmendje e veçantë iu dha Efit, ku të pranishmit në studio kishin për t’i dedikuar epitete.

Por, kur erdhi radha te Shqipja situata mes vajzave kaloi në ofendime.

“Femër pa karakter, njerëzit që nuk kanë karakter s’mundem t’i shoh as me sy” u shpreh Shqipja kur u pyet për epitetin e Efit.

“Merru me veten ke vetbesim të ulët”, ia ktheu Efi.

Aty ndërhyri edhe Mikela e cila i doli në krahë mikes së ngushtë Efit.

Pëndryshe, emisioni “Për’puthen” është drejt fundit./Shqip.com