Sport Shqiptar

Shorti i Main Road në Ligën e Kampionëve në futsal, Liqeni udhëton drejt ukrainës

FC Liqeni

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Main Round “UEFA Champions League” në futsal, e cila do të mbahet në javën e fundit të muajit tetor.

Skuadra nga Drenasi, Liqeni është vendosur në grupin e gjashtë, grup ky jo i lehtë për ta.

Nikoqirët do të jenë skuadra ukrainase, Uragan Ivano-Frankivsk që në ranklistën e klubeve renditen në vendin e 22-të.

Në grup gjendet edhe skuadra rumune, United Galati dhe skuadra nga Azerbajxhani, Araz Naxçivan.

Pavarësisht rrugës së gjatë dhe grupit jo të lehtë, skuadra e Liqenit është zotuar se do ti çaset me seriozitet maksimal përgatitjeve dhe paraqitjeve në kuadër të këtij raundi.

Pasi arriti të fitojë të tre ndeshjen në fazën paraeleminatore të Ligës së Kampionëve në futsal, skuadra nga Drenasi është futur në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë./Shqip.com