Lajme

Shkatërrohet një laborator droge në Zubin Potok, arrestohen gjashtë persona dhe sekuestrohen 50 kg marihuanë

Laboratori i drogës në Zubin Potok

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është shkatërruar një laborator i substancave narkotike në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut.

Siç raporton Sveçla, janë sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona.

“Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.

Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Droga në laboratorin e drogës në Zubin Potok

Në maj të këtij viti, për herë të parë në Kosovë janë sekuestruar rreth 80 kilogramë drogë të llojit kaptagon si edhe janë arrestuar 14 të dyshuar, gjashtë shtetas turq gjatë aksionit të koduar “Gropa”

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka treguar se gjatë aksionit janë bastisur 7 lokacione.

Lexo edhe:
Aksioni “Gropa”, Prokuroria e Ferizajt: U kapën rreth 80 kg drogë kaptagon për herë të parë në Kosovë

Po ashtu, në mars të këtij viti, Policia ka zhvilluar një aksion antidrogë të koduar “MARSI” ku janë arrestuar pesë persona në Prishtinë.

Lexo edhe:
Aksioni antidrogë “MARSI”, policia arreston pesë persona

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit ishin kapur duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë./Shqip.com