Lajme

Aksioni “Gropa”, Prokuroria e Ferizajt: U kapën rreth 80 kg drogë kaptagon për herë të parë në Kosovë

Aksioni "Gropa"

Për herë të parë në Kosovë janë sekuestruar rreth 80 kilogramë drogë të llojit kaptagon si edhe janë arrestuar 14 të dyshuar, gjashtë shtetas turq gjatë aksionit të koduar “Gropa”.

Këshu ka bërë të ditur, Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka treguar se gjatë aksionit janë bastisur 7 lokacione.

“Gjatë bastisjes janë gjetur/sekuestruar 76.5 kg të llojit narkotik kaptagon, narkotik sintetike, është lloj i parë i këtij narkotiki që është sekuestruar në Republikën e Kosovës, ky lloj narkotiku ka qenë i paketuar në qese nga 500 gr, ky dyshohet edhe për një sasi tjetër që njësia është në hetim dhe shpresoj që shumë shpejtë do të sekuestrohet edhe sasia tjetër e narkotikëve, e cila në bazë të informacioneve gjendet në rajonin e Ferizajt”, tha Jashari.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari

Gjatë një konferencë për media, Jashari ka treguar se janë bastisur edhe dy vende të cilat dyshohet se kanë qenë laborator për përpunimin e kësaj droge.

“Janë bastisur edhe dy laboratorë ku dyshohet se është bërë përpunimi për shkak se kjo ka ardhë si lëndë e parë nga Turqia, pastaj është shpërndarë në dy lokacione, në fshatin Siroj dhe Varosh ku kanë qenë dy laboratorë me pajisje më të sofistikuara për përpunimin e këtij narkotiku”, tha ai.

Kryeprokuroi Jashari ka deklaruar se nesër Prokuroria do ta paraqes kërkesën për paraburgim të të dyshuarve të arrestuar gjatë këtij aksioni pasi që të njëjti janë ndalur me vendim të prokurorit 48 orë./Shqip.com

Aksioni “Gropa”