Lajme

Shkarkohet Besfort Lamallari, në krye të ministrisë së Brendshme vjen Ervin Demo

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Burime nga mbledhja e qeverisë bëjnë me dije se Rama ka propozuar në krye të këtij dikasteri Ervin Demon, i cili deri më tani ka qenë ministër i shtetit për Pushtetin Vendor.

Lamallari e ka marrë detyrën në mars 2026, ndërsa më parë ishte ministër Drejtësie.

/Shqip.com