Art Jetese

Shenjat që çdo grua duhet t’i marrë seriozisht për shëndetin e zemrës

Gjinia ka një ndikim të fortë në prevalencën e sëmundjeve të ndryshme.

Sëmundjet e zemrës mund t’i prekin të dyja gjinitë si meshkujt ashtu edhe femrat.

Por, ekspertët thonë se gratë kanë më shumë gjasa të humbasin jetën si pasojë e një ataku në zemër.

Studimet gjithashtu konfirmojnë se gratë janë më të rrezikuara nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës se burrat.

Më poshtë janë shenjat e një ataku në zemër që pothuajse çdo grua duhet t’i dijë.

Lodhje e pazakontë

Nëse krejt papritur ndiheni tepër të lodhur e të drobitur, kini kujdes dhe jini të vëmendshëm.

Sidomos, nëse lodhja shoqërohet me një shtrëngim të beftë në kraharor.

Vështirësi në frymëmarrje dhe djersitje

Nëse nuk ngopeni me frymë dhe djersitni ndonëse jeni shtrirë, ose nëse këto simptoma përkeqësohen pas një aktiviteti fizik, tregoni kujdes.

Këto simptoma mund të shoqërohen edhe me shtrëngim të kraharorit.

Dhimbje kraharori

Dhimbja e kraharorit është një shenjë paralajmëruese se ka diçka që nuk shkon në organizëm.

Ajo mund të shoqërohet me dhimbje mesi, nofulle ose në njërin krah dhe të sinjalizojë ardhjen e një ataku në zemër.

Ekspertët rekomandojnë që gratë dhe vajzat duhet të kufizojnë konsumin e sheqerit. Ai rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Gratë dhe vajzat duhet të konsumojnë shumë vitaminë C dhe vaj peshku.

Vitamina K dhe D3 është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme, hudhra dhe lënia e duhanit janë hapa të rëndësishëm për një grua me zemër të fortë.