Art Jetese

Shenjat kronike që tregojnë se jeni të dehidratuar dhe keni nevojë për më shumë ujë

Dehidratimi është një simptomë e thjeshtë e njerëzve të cilët nuk marrin mjaftueshëm lëngje për të ushqyer trupin e tyre.

Ekspertët rekomandojnë të konsumoni të paktën 8 gota ujë në ditë, por lëngjet mund t’i merrni edhe nga ushqime të ndryshme.

E gjitha kjo për të mbajtur larg dehidratimin e trupit që mund të kthehet në një gjendje kronike dhe të ndikojë në jetën tuaj pa e kuptuar.

Shenjat e kësaj mungese jo gjithnjë janë të dukshme madje ndonjëherë mund t’ju konfuzojnë për ndonjë sëmundje apo problem tjetër.

Dhimbjet e kokës

Nëse ndjeni se koka juaj dhemb apo pulson kjo mund të jetë një tregues i qartë i mungesës së ujit.

Kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje, trupit i mungojnë minerale si sodium dhe kaliumi të cilat më pas çojnë në disa reaksione të pakëndshme të trurit.

Sa më shumë ujë apo lëngje të humbisni aq më shumë do të shtohet dhimbja e kokës, pasi niveli i oksigjenit në gjak bie dhe truri nuk mund të kryejë të gjitha funksionet e tij.

Probleme me zorrët

Kur mungon uji në organizëm, ushqimi e ka më të vështirë të lëvizë dhe të tretet.

Kështu do të keni probleme edhe me zorrët ku ushqimi nuk do të jetë në gjendje të lëvizë normalisht.

Keni marramendje

Mungesa e oksigjenit në trup, pra e ujit do ju shkaktojë marramendje në pjesën më të madhe të kohës.

Një nga shenjat e para të dehidratimit të trupit është marramendja pasi ngriheni menjëherë në këmbë, shkruan agroweb.

Uria e tepërt

Shenjat e hershme të mungesës së ujit mund të vihen re edhe tek uria e tepërt.

Nëse keni konsumuar shumë ushqim dhe sërish e gjeni veten duke kërkuar për më shumë ushqim atëherë kontrolloni sasinë e ujit që merrni.

Nepsi i tepërt në këto raste vjen zakonisht për ushqime që përmbajnë lëng siç janë frutat.

Flini shumë gjumë

Uji rregullon presionin e gjakut dhe e normalizon atë, ndaj nëse ndiheni shumë të lodhur shkak mund të jetë pikërisht kjo mungesë.

Kur pini pak ujë presioni i gjakut bie duke e qetësuar më shumë nga sa duhet trupin tuaj e duke e mbajtur të lodhur e thuajse në gjendje gjumi gjatë gjithë kohës.

Probleme me lëkurën

Tashmë dihet që lëkura e mirë kërkon hidratim të mirë dhe kjo nuk mund të fillojë vetëm nga jashtë, por edhe nga ajo çfarë fusni brenda trupit tuaj.

Nëse ndjeni ndryshime në lëkurë dhe e ndjeni atë të tërhequr e të thatë filloni dhe hidratohuni pak nga pak në mënyrë që të mos e tronditni trupin tuaj.

/Shqip.com