Art Jetese

Shenjat paralajmëruese se veshkat tuaja nuk po funksionojnë si duhet

Çdo ditë truri përpunon miliona informacione, ndërsa pjesët e tjera të trupit  performojnë mijëra veprime. E duke qenë se tashmë jetojmë një jetë dinamike mund të mos i vërejmë sinjalet që na i dërgon trupi.

Por pasojat e këtij mos komunikimi mund të jenë drastike.

Shenjat që tregojnë se veshkat tuaja nuk po funksionojnë mirë.

Keni probleme me gjumin

Kur veshkat nuk punojnë mirë atëherë toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes urinimit dhe mbesin në gjak. Niveli i lartë i toksinave na e bënë më të vështirë që të na zërë gjumi. Prandaj edhe kur fle më pak, rriten shanset për sëmundje të rënda të veshkave.

Këto pauza mund të zgjasin së paku disa sekonda deri në një minutë. Pas çdo pauze, frymëmarrja normale rikthehet më një gërhitje të madhe. Nëse gërhisni vazhdimisht duhet të shkoni tek mjeku.

Dhimbjet e kokës, lodhja

Veshkat funksionale dhe të shëndetshme e përthithin Vitaminën D në trupin tonë për t’i mbajtur eshtrat tanë të fortë dhe për të prodhuar hormonin Eritropoetin (EPO). Ky hormon luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Zakonisht njerëzit me sëmundje kronike të veshkave kanë anemi. Anemia mund të zhvillohet kur dikush i ka funksionale vetëm 20% deri 50% të veshkave.

Lëkura e thatë dhe që kruhet

Veshkat kryejnë punë të madhe përderisa nxjerrin mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga trupi dhe mundësojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe duke e mirëmbajtur sasinë e duhur të mineraleve në trup.

Lëkura e thatë dhe që kruhet sinjalizon se veshkat nuk po i balancojnë mineralet dhe lëndët ushqyese, gjë që sjell sëmundje të eshtrave dhe veshkave.

Aroma e keqe e gojës dhe shija metalike

Kur lëndët e panevojshme grumbullohen në gjak, shija e ushqimeve na duket ndryshe dhe na mbetet një shije metalike në gojë. Aroma e keqe e gojës është një tjetër shenjë e shumë toksinave në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Gulçimi

Gulçimi sidomos pas një veprimi si pasojë e sëmundjeve të veshkave shkaktohet për dy arsye. Së pari, lëngjet e tepërta në trup shkojnë në mushkëri kur veshkat nuk punojnë siç duhet. Së dyti, anemia e zvogëlon sasinë e oksigjenit në trup që më pas shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Ënjtje në kyçe, këmbë dhe duar

Veshkat që nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet nuk i heqin nga trupi lëngjet e tepërta. Kjo çon në mbajtjen e natriumit që shkakton ënjtjen e kyçeve, këmbëve dhe duarve.

Dhimbje shpine

Dështimi i veshkave mund të rezultojë në dhimbje shpine që zakonisht është e fortë dhe nën kafazin e kraharorit. Mund të ndihet në pjesën e përparme të zonës së ijëve. Dhimbja e shpinës dhe këmbëve mund të shkaktohet nga cistet e veshkave.

Sy të fryrë

Një shenjë e hershme që sistemi i filtrimit të veshkave është i dëmtuar është paraqitja e proteinave në urinë, që rezulton me fryrje në zonën rreth syve.

Fryrja rreth syve mund të shpjegohet me faktin se veshkat po lëshojnë një sasi të madhe të proteinave në urinë në vend që ta shpërndajnë atë nëpër trup.

Presion i lartë e gjakut

Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe veshkat varen nga njëra-tjetra. Veshkat kanë neuronet që filtrojnë mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga gjaku. Nëse enët e gjakut janë të dëmtuara, neuronet nuk marrin oksigjen dhe lëndë ushqyese mjaftueshëm.

Ndryshime në urinim

Veshkat janë ato që prodhojnë urinën dhe eliminojnë mbeturinat përmes saj. Ndryshimi në frekuencë, aromë, ngjyrë dhe pamje të urinës nuk duhet injoruar.

/Shqip.com