Lajme

ShBA sërish i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price (Foto nga: Freddie Everett)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëhërë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price përmes një konferencë për media ka deklaruar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është që sa më shpejtë të fillojë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Ne kërkojmë nga palët që të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe”, u shpreh ai

Lexo edhe:
Lajçaku: Asociacionin do ta formojë Kosova, prandaj s’duhet të kihet frikë se do të bëhet Republikë Serbe

Theksojmë se gjatë ditës së këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sot për vizitë në Kosovë po qëndron i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

/Shqip.com