Lajme

Lajçaku: Asociacionin do ta formojë Kosova, prandaj s’duhet të kihet frikë se do të bëhet Republikë Serbe

Miroslav Lajçak

“Nëse kemi një person që thotë, nga i cili mund të presim të thotë se Republika Serbe është e mirë, është Milorad Dodiku, apo jo? Nuk mund të befasohemi nga kjo. Befasohem që njerëzit frikësohen nga diçka që, nën një nuk ekziston, dhe e dyta që ju vetë do ta formësoni, nuk do të imponohet”.

Kështu ka deklaruar Miroslav Lajçk kur është pyetur për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai tha se Kosova ka rolin e barabartë në dialog si Serbia, dhe se janë partnerë të barabartë, “që i bie ajo çfarë do të jetë do të hartohet nga ju dhe dakordohet nga ju”.

“Nuk do të shkruani diçka me të cilën nuk do të pajtoheni. Pika e dytë është se ka modele ekzistuese modele evropiane funksionale. Unë kam 15 analiza të mbrojtjes së pakicave në tryezën time në Bruksel. Disa prej këtyre modeleve ndoshta s’keni dëgjuar për to. Asnjë nga to nuk ka shkaktuar jofunksionalitet ku zbatohet ky model. Kosova e ka dërguar aplikacionin për KiE. KiE ka një kornizë të shkëlqyer ligjore për ta adresua këtë çështje. Mos u frikësoni nga diçka që ju do ta hartoni, kjo është çfarë dua të them. Po humbim shumë kohë, duke biseduar për diçka që nuk ekziston dhe për diçka që ju do të jeni bashkëautor. Sigurohuni se ka për sjellë transparencë, sundim të ligjit dhe qartësi”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Prishtina vetëm do të fitojë nga propozimi evropian.

Ai ka deklaruar se në këtë marrëveshje do të punojnë me hapa, duke filluar nga i pari e për të kaluar tek të tjerët.

Lajçak më tutje ka thënë se propozimi lë disa çështje pa adresuar, megjithatë, përmban zgjidhjen e shumë problemeve.

Por sipas Lajçak, nëse deri në mars nuk ka përparim, atëherë do të kuptohet se kush është fajtor.

/Shqip.com