Lajme Botë

SHBA: 93 mijë njerëz vdiqën vitin e kaluar nga mbidoza

Foto: AP

Vdekjet nga mbidozimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rritur dukshëm gjatë vitit të kaluar në mes të pandemisë COVID-19, njoftoi të mërkurën qeveria amerikane.

Sipas Associated Press, 93 mijë persona kanë vdekur si pasojë e mbidozimit në vitin pandemik në SHBA, apo 29 për qind më shumë se një vit më parë, transmeton Shqip.com.

“Kjo është një humbje marramendëse e jetës njerëzore”, tha Brandon Marshall, një studiues i shëndetit publik në Universitetin Brown.

Sipas tij, shteti ishte duke luftuar me epideminë siç është mbidoza, mirëpo ka shtuar se pandemia me COVID-19 vetëm se e ka përkeqësuar këtë krizë.

Bllokimet dhe kufizimet kundër COVID-1 izoluan ata me varësi nga droga dhe e bënë më të vështirë trajtimin, thanë ekspertët./Shqio.com