Rozë Ndërkombëtar

Shakira tregon aryset e ndarjes nga Pique përmes këngës

Shakira me sa duket ka treguar arsyen e ndarjes së saj nga Gerard Piqué në këngën e re “Monontonia”.

Teksti i këngës, flet për një ndarje e që fansat e saj po mendojnë që këtë këngë ajo ja kushtoi futbollistit.

“Nuk ishte faji yt, as i imi/ Ishte faji i monotonisë/ Kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi/ E dija që kjo do të ndodhte”, thuhet ne tekstin e këngës.

Ndërkaq, të njëjtin mesazh ajo e jep edhe përmes videoklipit.

Gjatë gjithë videos, ajo mundohet të mbrojë zemrën e saj dhe në fund, e kyç në një kuti.

/Shqip.com