Rozë Ndërkombëtar

Shakira fotografohet duke qarë, çfarë po ndodh me artisten?

Pas ndarjes mes Shakirës dhe Piqué, ish-çifti kanë arritur marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve të tyre pak ditë më parë. 

Por, duket se gjendja emocionale e saj nuk është e mirë, pasi Shakira është kapur duke qarë.

Ka qenë programi ‘Salvame’ ai që zbuloi një sërë imazhesh të artistes në një gjendje jo të mirë emocionale.

Në fakt, informacioni bazohet në pamjet e siguruara nga një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në të njëjtin vend me Shakirën. Burimi ka shpjeguar se:

Ajo ishte me dy shoqe dhe ishte në gjendje të keqe. Ajo ishte me tuta, e vërteta është se ishte… kishte një fytyrë të mërzitur dhe që në momentin që mbërriti, fliste në telefon në anglisht. Ajo duhet të ketë kaluar një orë e gjysmë duke folur në telefon. Sapo e mbylli telefonin filloi të qante, nuk donim t’i afroheshim sepse po debatonte me shoqet. Mamaja ime është një fanse e madhe, i thashë ‘Epo, është e pamundur t’i afrohesh për t’i kërkuar një foto’. Po ju them, të gjithë e panë që ishte ajo dhe askush nuk u afrua.

Drejtuesit e programit pyetën veten nëse Shakira do të kishte reaguar në atë mënyrë ndaj fotove dhe videove që dolën një ditë para atij momenti, ku Piqué dhe e dashura e tij e re shiheshin së bashku, kështu që komentuan:

“Një nga gjërat më të këqija që mund të të ndodhë në jetë është thyerja e zemrës… përveç thyerjes së zemrës, gjëja më e keqe është se është publike”.

/Shqip.com