Rozë Ndërkombëtar

Shakira flet pas ndarjes me Piqué: Ndjehem sikur jam në një ëndërr të keqe

Kanë kaluar tre muaj që kur Shakira  dhe futbollisti spanjoll Gerard Pique konfirmuan ndarjen e tyre.

Shakira kësaj radhe ka folur për herë të parë për prishjen e lidhjes së tyre.

“Ndjehem sikur në këtë moment të jetës sime, që është ndoshta një nga orët më të vështira dhe më të errëta të jetës sime, muzika ka sjellë dritë,” tha Shakira.

Tutje ajo tha se ende po e përjeton rëndë situatën, sepse sipas saj nuk ishte ndarje e lehtë.

“Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj të gjitha. Epo, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse po e kaloj ende dhe sepse jam në sy të publikut dhe ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë.”

Shakira shtoi se ajo ndjehet sikur e gjithë kjo është një “ëndërr e keqe”.

“Por jo, është e vërtetë. Dhe ajo që është gjithashtu e vërtetë është zhgënjimi për të parë diçka aq të shenjtë dhe aq të veçantë sa mendoja se ishte marrëdhënia që kisha me babanë e fëmijëve të mi”, tha ajo.

Shakira u takua me mbrojtësin e Barcelonës ndërsa ajo po promovonte himnin e saj të Kupës së Botës 2010, “Waka Waka”.