Rozë Ndërkombëtar

Shakira dhe Pique firmosin këtë marrëveshje

Shakira dhe ish-partneri i saj, Gerard Pique shkuan këtë të enjte në gjykatën familjare 18 të L’Hospitalet de Llobregat, në Barcelonë, për të ratifikuar marrëveshjen për ndarje.

Ish-çifti në çdo moment i është shmangur njëri-tjetrit, kanë hyrë në vende të ndryshme dhe nuk janë parë ballë për ballë. 

Madje ata dolën para gjyqtarit veçmas. Seanca zgjati mezi 15 minuta, pas së cilës të dy u larguan nga dyer të ndryshme. 

Këngëtarja kolumbiane mbërriti e veshur elegante me syze të errëta dhe një veshje të errët, ndërsa Pique me veshje casual dhe kapele.

Në marrëveshje thuhet se Shakira do të jetojë në Miami, së bashku me dy fëmijët e tyre. Sa i përket Piques, siç raporton Daily Mail, ligji i jep të drejtën të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij.

/Shqip.com