Rozë Ndërkombëtar

Selena Gomez kërkon falje ndaj bashkëshortes së ish- të dashurit, Hailey Bieber

Selena Gomez ka kërkuar falje pasi fansat e akuzuan për tallje me gruan e ish-të dashurit të saj Justin Bieber, Hailey Bieber në TikTok.

Gomez, kishte postuar një video- tutorial për kujdesin e lëkurës, të ngjashëm me ato që postonte edhe Hailey.

Pas kësaj, ndjekësit kishin reaguar duke spekuluar se këngëtarja po bënte shaka me Hailyn, me veprimet e saj.

Mirëpo, Gomez e ka mohuar këtë duke e fshirë edhe postimin dhe tha se qëllimi i saj nuk ishte keqdashës.

‘Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin mendor. Nuk e di se çfarë kam bërë, por me të vërtetë më vjen keq. Zero qëllim të keq”, ka shkruar Gomez.

Justin dhe Hailey janë martuar në vitin 2019 në Nju Jork me një ceremoni luksoze.